Krokodil, efektet e frikshme të drogës ruse

8 Mars 2017, 03:13Sociale TEMA

Krokodil është një nga drogërat më shkatërruese, por edhe më të lira.

Ajo vjen nga Rusia, ndërsa efektet e saj, siç shihet edhe nga pamjet, janë të frikshme.

Krokodil përftohet nga përzierja e kodeinës me detergjentë dhe benzinë, ndërsa pasojat e saj në organizëm janë të tmerrshme. Duke nisur nga luspat e ashpra në lëkurë, nga të cilat edhe ka marrë emrin, kjo drogë shkakton infeksione, gangrenë dhe ulçera, ndërsa organet e brendshme praktikisht “treten” me kalimin e kohës.

Çmimi i ulët dhe lehtësia e prodhimit, e kanë kthyer atë në një nga drogërat më të përhapura, duke e kthyer në një problem serioz, jo vetëm në Rusi, por edhe në vende të tjera të botës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje