Hazard te Real Madrid? Conte me përgjigje epike

10 Mars 2017, 20:56Sport TEMA

Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, u është përgjigjur spekulimeve të medieve që raportonin për një transferim te Eden Hazard te Real Madridi.

Hazard është një lojtar i preferuar i Zinedine Zidanes, dhe ky i fundit sipas medieve në Spanjë, ka përgatitur planin për transferimin e tij në ‘Santiago Bernabeu’.

Por, Antonio Conte ka deklaruar se Hazard nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Chelsea.

“Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar. Chelsea është skuadër e madhe po aq sa Real Madridi”, ka deklaruar Conte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje