Teknologjia është e jashtëzakonshme, pasi të jep mundësi të mëdha për të raportuar e për të përcjellë lajmin.
Ky profesor dhe specialist i situatës në Korenë e Jugut, Robert E. Kelly, ishte lidhur direkt nga shtëpia e tij në Seul me studion qendrore të BBC-së në Londër.
Ai po pyetej për daljen përpara gjykatës të presidentes, Park Geun-hye.
E ndërsa Kelly po jepte komentin nga dhoma e tij, në fillim futet një fëmijë, e pastaj një tjetër, të cilët e ndryshojnë komplet situatën.
Në dhomë më pas futet me shpejtësi një femër që i merr fëmijët. E pavarësisht përpjekjes së saj për të mos u dukur, gjithçka u pa nga shikuesit e televizionit britanik.
Cfare e ben kete video te sikletshme eshte menyra si ai e shtyn femijen me krahe ne fytyre
Dhe ai e menaxhoi situaten si burre pa personalitet. Ne vend qe te cohej e t’i largonte vete femijet, a ta merrte gocen ne preher, e shtyu pa i hedhur syte fare. Mund ta kishte kthyer situaten komplet ne favor te tij, por siduket emocioni e sikleti ja erresuan gjykimin. Ose ka qene vetem me breke poshte kostumit dhe nuk ngrihej dot… ?