Me mijëra fansa të personazheve të librave komikë u dyndën në Liverpul për të marrë pjesë në festivalin e madh.
Këtu ata maskohen si kartonët e tyre të preferuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke diskutuar me njëri-tjetrin për gjithçka rreth librave e episodeve komikë.
Vitin e kaluar morën pjesë 23 mijë veta në këtë mbledhje të madhe, ndërkohë që organizatorët presin po të njëjtën pjesëmarrje.
Shumë persona u paraqitën të veshur si Belle, Liza në Botën e Çudirave, ushtarët në Star Wars, Harley Queen, Joker, Spiderman apo Lara Croft.