Vujiçiç: Malazezët përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës

12 Mars 2017, 16:25Rajoni TEMA

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiç informoi se komuniteti malazez në Kosovë përkrah fuqishëm krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Reagimi i tij erdhi përmes një komunikate dërguar medieve ku thuhet se shndërrimi i FSK-së në forcë të armatosur të Kosovës ka përkrahjen e të gjitha grupeve parlamentare, përveç pakicës serbe, gjë e cila tregon qartë se ka ardhur koha që Kosova të fitojë ushtrinë e saj multi-etnike e cila, siç thotë Vujiçicc, “me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë, në një të ardhme të afërt, të integrohet në familjen e shteteve euro-atlantike”.

“Kosova dhe qytetarët e saj nuk guxojnë të jenë viktima të pikëpamjeve të një apo dy për qind të atyre që mendojnë ndryshe, dhe në këtë mënyrë këto politika e praktika duhet të ndërpriten.

Edhe pse ne nuk jemi një kategori kushtetuese, duam të bëjmë të qartë se si malazezë mbështesim formimin e Ushtrisë së Kosovës e cila do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të saj dhe do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin në rajon, që është me rëndësi të madhe për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiç.

1 komente në “Vujiçiç: Malazezët përkrahin formimin e Ushtrisë së Kosovës”

  1. Marko Bocari says:

    ? ? ? malazezet e dine se jane shqiptare orthodhokse te sllavizuar! Ata e kane te ardhmen te sigurte! Ri-shqiptarizimi i malazezve eshte ceshtje kohe ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje