Pas fitores së marrë me Flamurtarin ditën e shtunë dhe pas një dite pushim, Partizani ka rifilluar sot përgatitjet për përballjen e radhës ndaj Korabit e vlefshme për javën e 26 të Kategorisë Superiore.
Seanca e parë e javës është zhvilluar në orën 12:00 në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë .
Në drejtimin e trainerit, Sulejman Starova, prezent kanë qenë të gjithë lojtarët.
Program individual veçmas grupit kanë kryer sot 3 lojtarët Batha, Krasniqi dhe Torassa gjendja e të cilëve po monitorohet nga stafi mjekësor.
Pjesa tjetër e skuadrës ka zhvilluar normalisht përgatitjet sipas programit të përcaktuar nga stafi teknik.
Seanca e radhës do të mbahet të martën në orën 12:00.