Mbyllen 21 furra gërqeleje në Fushë-Krujë, ISHMP: Nëse rihapen, do të ndëshkohet maksimalisht

15 Mars 2017, 15:39Sociale TEMA

21 furra gëlqereje nga sot nuk do të mund të punojnë më.

Përmes një operacioni, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve arriti që t’i mbyllë furrat që kishin ngritur aktivitetin e tyre ilegal në zonën e Fushë-Krujës.

Kryeinspektori i ISHMP-së z.Ergys Agasi paralajmëron dhe garanton qytetarët se çdo tentativë e rihapjes së këtyre aktiviteteve të paligjshme do të ndëshkohet maksimalisht.

Për këto aktivitete të paligjshme në kundravajtje me ligjin, të cilat  rrezikojnë shëndetit e qytetarëve, por edhe ndotjen e mjedisit, do të ketë ndëshkime maksimale dhe nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitet në kundravajtje me ligjet dhe normat mjedisore.

Për herë të parë mbyllja e furrave të gëlqeres nga ISHMP u realizua në vitin 2013 kur  u identifikuan 220 furra gëlqere funksionale në këtë zonë.

Prej aksioneve të vazhdueshme, në vitin 2015 numri i tyre u ul në 110 furra gëlqere, ndërsa sot falë punës së inspektorëve të mjedisit janë aktive vetëm 21 furra gëlqere, të cilat do të mbyllen deri në përfundim të këtij aksioni.

2 komente në “Mbyllen 21 furra gërqeleje në Fushë-Krujë, ISHMP: Nëse rihapen, do të ndëshkohet maksimalisht”

  1. iliri says:

    Sa ta kete ne dore LIKJA, 100 here do myllen e do hapen!
    Sa her te kete noi shpenzim te vogel LSI do myllen.
    Kesaj rradhe duhen pare per fushaten po dhe noi evro e ka harxhu Likja nga Finlanda.Jan gjonat shtrenjt anej.

  2. akrepi says:

    Ashtu eshte po u hapen perseri duhet ti denonime rend por qe te dish ne se jane hapur apo jo, me gjith se tymi duket me kilometra larg, nuk duhen bere kontrollet me fushata,dhe pasi te kene ndotur ambjentin ne menyre skandaloze,por vazdimisht prandaj paguheni me parat e taksapaguesve shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje