Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, deklaroi se përpjekjet për destabilizimin e Ballkanit ekzistojnë dhe për këtë arsye liderët e Bashkimit Evropian i japin mbështetje perspektivës evropiane të kësaj krahine.
“Ne diskutuam për situatën e tensionuar në Ballkanin Perëndimor. Është e qartë te të gjithë, se forcat brenda dhe jashtë po punojnë fuqishëm për destabilizim të rajonit. Për këtë arsye, liderët e kanë riafirmuar mbështetjen e tyre të qartë për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e tij evropiane”, tha Donald Tusk.
Gjithashtu, ai u shpreh se ka“përkushtim të plotë për mbështetje të reformave të orientuara evropiane dhe për projektet që po vazhdojnë.