Paraja nuk është gjithçka. Kjo video, duket se e vërteton thënien e vjetër.
Ai është duke u martuar dhe gruaja, me plot kuptimin e fjalës e mbulon me flori dhe para. Megjithatë, ai mbetet dhëndri më i trishtuar që mund të ken parë ndonjëherë.
Video është filmuar në një ceremoni dasme në Kinë, ku një djalë i ri është detyruar të martohet me një grua më të moshuar se veten.
Ajo duket mjaft e lumtur, madje e nxit edhe të riun që të festojë bashkë me të.