Autoritetet në Rusi nuk lejojnë mitingun opozitës

19 Mars 2017, 15:04Bota TEMA

Autoritetet e qytetit të Moskës nuk kanë lejuar një miting anti-korrupsion të organizuar nga lideri opozitar, Aleksei Navalny.

Në faqen e tij zyrtare, Navalny informoi se marshi i planifikuar do të pengonte trafikun dhe do të shkelte të drejtat e banorëve.

Opozitari kërkoi leje për të mbajtur një marsh në rrugët kryesore të Moskës dhe përfundimi i këtij marshi do të ishte pranë Kremlinit. Mbi 15,000 njerëz thuhej se do të merrnin pjesë në këtë marsh kundër korrupsionit.

Vladimir Chernikov, kryetar i njësisë rajonale për siguri dhe anti-korrupsion në Moksë, ka thënë se organizatorët nuk kanë “siguruar që ngjarja do të mbahet në kohën e duhur” si dhe do të jetë e sigurt.

Navalny është një ndër rivalët e presidentit Vladimir Putin në zgjedhjet e ardhshme të 2018-ës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje