Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka paralajmëruar Bashkimit Evropian dhe SHBA-së nuk i duhet një luftë tregtare.
I pyetur nga gazeta gjermane, Bild am Sonntag,se nëse Evropa mund të përballojë një “luftë tregtare” me Shtetet e Bashkuara, Junker tha se interesat e të dyja vendeve do të prekeshin.
Ai shtoi se duhet marrë seriozisht komentet proteksioniste e bëra nga administrata e presidentit Donald Trump.
Ditë më parë, Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ka thënë se administrata e Trumpit nuk ka dëshirë që të futet në luftë tregtare por tha se është e nevojshme që marrëdhëniet për tregtare të rishikohen.
Trump akuzoi Japoninë se ka ulur vlerën e monedhës kombëtare me qëllim që t’i krijojë avantazh eksporteve të vendit.