Sondazhet: Marine Le Pen favorite në garën presidenciale

17 Mars 2017, 15:57Bota TEMA

Sondazhet në Francë vazhdojnë të favorizojnë lideren e Frontit Nacional për të fituar në raundin e parë të 23 prillit, por thonë se në 7 maj pastaj, ajo do ta humbe betejën me favoritin Macron.

Analistët politikë mendojnë se ndonëse Le Pen do të ketë kryesimin në fillim, votuesit e së majtës e së djathtës do të bashkojnë forcat për të mbështetur kundërshtarin e saj në raundin e dytë, duke i bllokuar kështu 48 vjeçares rrugën drejt pushtetit.

Por eksperti i politikës franceze, Bruno Cautres, mendon se pavarësisht skandaleve që kanë pllakosur Fillonin, duke i dëmtuar rëndë shanset e triumfit edhe pse deri vonë kryesonte garën për çelësat e Elize, ai nuk duhet konsideruar automatikisht jashtë lojës. nga ana tjetër, Cautres nuk ndan bindjen e shumicës se kur të dalin përpara kutisë se votimit, simpatizantët do të arrijnë t`i kapërcejnë linjat partiake.

Sipas medieve ndërkombëtare, edhe pas humbjes së Gert Ëildersit në Hollandë, shanset e Le Penit për fitore nuk janë shembur, ndërsa është ende herët që të flitet për një disfatë të populizmit në Evropë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje