Kina është e shqetësuar për rrjedhjet radioaktive në Fukushima dhe i ka bërë thirrje Japonisë që të marrë përsipër përgjegjësitë e saj në lidhje me këtë problem.
Gjatë konferencës së saj javore, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Hua Çunying, ka thënë se pas incidentit në centralin e energjisë bërthamore në Fukushima, Japonia nuk ka bërë asnjë deklaratë në mënyrë që ndërkombëtarët të jenë të qetë, edhe pse nga ky incident kanë kaluar 6 vite.
Në këtë zonë është vënë re ndikimi i mbetjeve radioaktive te kafshët dhe ambienti, ndërkohë që popullsia është zhvendosur.