Ukraina ka vendosur të aplikojë një bllokadë transporti në zonat e kontrolluara prej rebelëve pro-rusë, veprim ky që rrezikon të shkaktojë pengesa të mëdha ekonomike për to dhe mund të kërcënojë edhe armëpushimin e brishtë në lindje të vendit.
“Bllokada do të jetë në fuqi derisa pushtuesit t’ia rikthejnë nën juridiksion Ukrainës industrinë e vjedhur”, tha presidenti ukrainas, Petro Poroshenko.
Pavarësisht konfliktit 3-vjeçar, shumë lidhje tregtare ishin ruajtur mes zonave të kontrolluara prej separatistëve pro-rusë, ku dominon industria e rëndë e veçanërisht minierat e qymyrit dhe metalurgjia, si dhe territoreve nën kontrollin e qeverisë ukrainase.
Të gjitha lidhjet hekurudhore dhe rrugore me “shtetet e vogla” të kontrolluara prej rebelëve do të ndërpriten nga dita e sotme.
Eshte e njejta gje sikur Kuba te vendosi bllokade ekonomike SHBA-se, apo ne realtetin ballkanik, Kosova te vendosi bllokade ekonomike Serbise dhe Shqiperia Greqise!!!!