Vazhdojnë tensionet midis Evropës dhe Turqisë, ndërkohë që Ankaraja zyrtare kërcënon se do të rishikojë marrëveshjen për emigrantët.
Akordi për mbajtjen e emigrantëve të luftës në Siri bllokoi vërshimin e refugjatëve drejt kontinentit të vjetër.
“Ka ardhur koha që Ankaraja ta rishikojë paktin e saj me bllokun evropian. Nëse e shikoni me kujdes, do të vëreni se Bashkimi Evropian flet gjithmonë për bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit dhe në menaxhimin e krizës së emigrantëve, por mbulon çështjet e tjera. Në momentin që BE-ja nuk i përmbush detyrimet e saj, nuk shoh asnjë arsye përse Turqia duhet të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes së emigrantëve”, tha për “Reuters” ministri turk i Çështjeve të BE-së, Omer Çelik.
Shpejt BE!3 miliard te tjera per turqine ,Ashtu si emigrantet,integrimi ,euro,multi-kulturalismi ,edhe levizja e fundit si ajo e hapjes se negociatave per hyrjen e turqise ne BE dolen teori boshe,,,.Tani anijet e BE do ta gdhijne ne egje nate dite te armatosur me rrjeta per peshk, duke pyetur veten se cili krah i mustaqes se erdoganit eshte me e zemeruar ,e majta apo e dhjathta para se flota e te deshperuarve te nise prap lundrimin