Kandidati për president i Francës nën hetim, "fundosen" shpresat për fitore

14 Mars 2017, 18:06Bota TEMA

Autoritetet franceze vendosin nën hetim kandidatin për president François Fillon.

Drejtësia e këtij vendi dyshon se ai ka përvetësuar fondeve shtetërore.

Kjo lëvizje shihet nga ekspertët e politikës si një fundosie për shpresat e politikanit  të djathtë, i cili pretendon të marrë pushtetin më muajin maj.

Mësohet se ish-kryeministri kishte parashikuar të takohej me hetuesit të mërkurën.

Mbi kandidatin  63-vjeçar nga rradhët e konservatorve rëndojnë dyshime për devijimin e fondeve publike, bashkëpunim në shpërdorimin fondesh, marrjen e fondeve dhe mosdeklarimin e plotë të pasurisë.

Deri më tani, avokati i Fillon nuk ka komentuar ndërsa një reagim nuk ka ardhur as nga vet kandidati presidencial.

Dikur pretendent për të fituar zgjedhjet presidenciale, Fillon ka parë t’i bjerë së tepërmi mbështetja nëpër sondazhe, kjo kryesisht falë impaktit që ka pasur skandali i pagesave fiktive, i njohur ndryshe edhe si “Penelope Gate”.

Sondazhet tregojnë vazhdimisht se ai do të rezultojë kandidati i tretë për nga mbështetja në raundin e parë të votimit më 23 prill, gjë që nuk i lejon atij të garojë në balotazhin e 7 majit.
 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje