UNICEF alarm për fëmijët në Siri, 2016 vit i përgjakur, 652 minorenë të vrarë nga lufta

13 Mars 2017, 09:03Bota TEMA

UNICEF jep alarm për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve në Siri.

Fondi i fëmijëve publikon shifrat rekord ku thuhet se gjatë vitit 2016, 652 minorenë janë vrarë si pasojë e luftës.

Pas verifikimit të statistikave kjo është shifra më e lartë gjatë tre viteve.

Mbi 850 fëmijë kanë marrë pjesë në veprimet luftarake, që është dy herë më shumë sesa në vitin paraparak 2015.

Pas gjashtë viteve luftë civile, gjashtë milionë fëmijë sirianë janë të varur nga ndihma humanitare. Disa milionë janë të shpërngulur brenda vendit, ndërsa 2,3 milionë udhëhiqen si refugjatë në vendet e huaja.

“Niveli i vuajtjes së fëmijëve në Siri është pa precedent. Të gjithë ata janë të detyruar në jetë me pasoja të tmerrshme për shëndetin e tyre, mirëqenien dhe të ardhmen”, paralajmëroi UNICEF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje