Presidenti Donald Trump ka ftuar liderin palestinez Abu Mazen të vizitojë së shpejti “Shtëpinë e Bardhë”.
Lajmin u bë i ditur nga zëdhënësi i kreut të Autoritetit Palestinez, Nabil Abu Rdainah, ndërkohë që u konfirmua edhe nga Uashingtoni.
Sipas informacioneve zyrtare, dy liderët zhvilluan ditën e premte një bisedë telefonike, gjatë të cilës diskutuan se si të rifillojnë procesin e paqes.
Presidenti amerikan theksoi gjithashtu angazhimin e tij për një proces që të çojë në një pakt të vërtetë paqeje mes izraelitëve dhe palestinezëve.
Nga ana e tij, Mazen i tha Trump se angazhimi për paqen është një qëndrim strategjik për të arritur drejt një shteti palestinez, që të jetojë përkrah atij izraelit.