Irak, nuk ka prova për sulm kimik në Mosul

11 Mars 2017, 17:40Bota TEMA

Ambasadori i Irakut në Kombet e Bashkuara, Mohamed Ali Alhakim deklaroi se nuk ka prova se Shteti Islamik përdori armë kimike në qytetin e Mosulit, nw betejën me forcat e ushtrisw irakiane.

Zoti Alhakim u shpreh se Bagdadi  ende nuk ka gjetur dëshmi pavarësisht raportit të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq, para një jave, se dhjetëra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, janë trajtuar për shkak të ekspozimit të mundshëm me përbërës të armatimit kimik në qytetin irakian, Mosul, prej 1 marsit.

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft, i cili është kryetar i Këshillit të Sigurimit këtë muaj, tha se beson se hetimi irakian për sulme të mundshme me armatim kimik nuk kishte përfunduar.

“Ne shprehim shqetësim për raportet për përdorim të mundshëm të armatimit kimik nga Daeshi dhe ne kërkojmë që të ketë rezultate të hetimit irakian për këto akuza”, tha Rycroft, pas takimit të Këshillit të Sigurimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje