Gjermania paralajmëron Rusinë: Garë të re armatimesh në horizont

9 Mars 2017, 15:02Bota TEMA

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka frikë nga një garë e re armatimesh, që mund të nxitet nga konflikti në lindje të Ukrainës.

Nga Moska, ai bëri thirrje për reduktimin e numrit të armëve konvencionale.

Gabriel takoi ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe tregoi se ata kanë rënë dakord për nevojën e vazhdimisht të bisedimeve në të ashtuquajturin Format i Normandisë – që përbëhet nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca – me qëllim që t’i jepet fund konfliktit midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Gjermania ka dërguar ushtarë si pjesë e forcës prej 4,000 trupash që NATO ka vendosur në shtetet e Baltikut dhe në Poloni, ku agresioni i Rusisë në Ukrainë ka rritur shqetësimet për synime të njëjta të Moskës në rajon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje