Bashkimi Evropian do ta ketë qendrën e komandës së ushtrisë për misionet nëpër botë në Bruksel.
Këtë vendim morën ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të unionit.
Entuziazmi që ka përfshirë BE sa i takon bashkëpunimit në këtë fushë argumentohet nga ekspertet me faktin se politika e mbrojtjes është një nga pikat që ndihmon më shumë në afrimin e vendeve anëtare.
Ideja do të materializohet brenda disa javësh si një përpjekje e unionit për të ngritur në nivelin e forcës së tij ekonomike edhe aftësinë e zmbrapsjes së militanteve apo kërcënimeve ruse, si dhe përdorimin e forcave paqeruajtëse për stabilizimin e shteteve problematike në kufijtë e tij.
Por kjo përpjekje për koordinim te forcave nga disa ekspertë shikohet si fillim shumë modest këtë, sepse ajo nuk eliminon pesë shtabet ushtarake të shteteve të veçanta të bllokut.
Ushtaraket ne foto jane te shba-se. Gabim ne konceptim.