Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Veriut po shkojnë drejt përplasjes frontale dhe asnjëra nga palët nuk duket e gatshme të lëshojë pe.
Është ministri i jashtëm kinez Wang Li, që tërhoqi vëmendjen e Uashingtonit pas dislokimit të një sistemi të mbrojtjes raketore në Korenë e Jugut.
Pekini e kundërshton me forcë sistemin në fjalë, por Li nuk kurseu qortimet as për Penianin, duke thënë se ai duhet ta pezullojë programin e vet të armëve bërthamore.
“Të dyja palët janë si trena në të njëjtin binar që shtojnë shpejtësinë përballë njëri-tjetrit. Pyetja është: A janë këto palë të gatshme për një përplasje ballore”, u shpreh Wang Li, ministër i jashtëm i Kinës.
Kina propozon që veriu komunist t’i japë fund testimit të raketave dhe teknologjisë nukleare, ndërsa Amerika dhe Koreja e Jugut të ndërpresin stërvitjet e tyre të përvitshme ushtarake, të cilat shihen nga Peniani si provokim.