Sulmi terrorist në Kabul, humbin jetën 30 persona

8 Mars 2017, 17:31Bota TEMA

Shteti Islamik sulmoi një spital në Kabul të Afganistanit dhe vrau 30 persona.

Spitali ndodhet pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin afgan.

Autoritetet vendase njoftuan më herët se nga ky sulm mbetën të plagosur mbi 60 persona.

Sulmuesit, të veshur si doktor, sulmuan në mëngjesin e sotëm spitalin “Sardar Mohammad Daud Khan”.

Ata u përleshën me forcat e sigurisë brenda ndërtesës së spitalit në Kabul.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka dënuar fuqishëm këtë sulm.

1 komente në “Sulmi terrorist në Kabul, humbin jetën 30 persona”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje