Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që kanë shkuar në Gjermani gjatë muajit shkurt është ulur.
Ministria e Brendshme gjermane njofton se gjatë këtij muaji janë regjistruar 14,289 refugjatë dhe emigrantë të rinj, krahasuar me 14,476 sa kishin qenë në muajin janar.
Për sa i përket kombësisë së refugjatëve dhe emigrantëve që kanë arritur në Gjermani, vazhdojnë të prijnë emigrantët nga Siria, Iraku dhe Eritrea.
Ndërkohë, numri i personave që kanë aplikuar për azil është më i madh sesa numri i atyre që janë regjistruar të kenë hyrë në Gjermani.