Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç është takuar sot me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë Mihail Bogdanov dhe me të ka biseduar për zhvillimin e mëtejmë të partneritetit strategjik.
Ata janë pajtuar se vazhdimi i takimeve të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet kontribuon shumë në forcimin e marrëdhënieve dhe në bashkëpunimin e gjithanshëm.
Vuçiç e ka falënderuar zyrtarin rus për përkrahjen që Rusia ia bën tërësisë territoriale të Serbisë që manifestohet përmes aktiviteteve të harmonizuara në organizata ndërkombëtare.
Kryeministri serb, ka theksuar se Serbia mbetet e përkushtuar dialogut si mënyrë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës me mjete paqësore e diplomatike.
Ai e ka njohur Bogdanovin me paralajmërimin për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, siç tha ai, në kundërshtim me Marrëveshjen e Brukselit.