Drejtori i FBI-së: Në SHBA nuk ekziston privatësia absolute

9 Mars 2017, 17:13Bota TEMA

Drejtori i FBI, James Comey ka reaguar pas zbulimit të një sërë dokumentesh që flasin për mjetet e përgjimit të përdorura nga CIA.

Sipas zyrtarit amerikan, njerëzit duhet ta dinë se nuk ekziston privatësia absolute në Amerikë,

Comey, po mbante një fjalim në një konferencë mbi sigurinë kibernetike në Boston, por vlerësimi i tij, ka thelluar akoma më shumë shqetësimet për privatësinë, veçanërisht tani pas publikimit të detajeve që tregojnë se si CIA mund të hakerojë aparaturat elektronike.

“Të gjithë ne, kemi një pritshmëri të caktuar për privatësinë në shtëpinë tonë, në makinën tonë apo në aparaturat tona. Por, me një arsye të fortë, në gjykatë, qeveri apo përmes forcës së ligjit, mund të ndërhyhet në hapësirat tona private.

“Edhe kujtimet tona nuk janë më private. Çdokush nga ne mund të detyrohet të tregojë çfarë ka parë…në rrethana të caktuara…një gjykatës mund të detyrojë këdo nga ne të dëshmojë në gjykatë për komunikime private”, tha Comey.

Shqetësimet më të fundit për privatësinë lindën pasi Wikileaks publikoi atë që e quajti serinë e parë të një blloku dokumentesh për hakerimet e CIA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje