Forcat e sigurisë në Gjermani janë vënë në lëvizje pas një informacioni të marrë për sulme të mundëshme terroriste.
Policia përfundoi një operacion të madh në lidhje me kërcënimin e ardhur për të goditur qytetin jug-perëndimore të Offenburg afër Stutgard.
Njoftimi thoshte se do të ndërmerrej një akt ekstrem natën e së shtunës në një klub nate.
Forcat e policisë kanë ngritur nivelin e sigurisë në qendër të qytetit dhe në transportin public.
Sipas mediave gjermane hetimet janë duke vazhduar në mënyrë intensive.
Ende nuk bëhen me dije dëtaje për natyrën e kërcenimit.
Një zëdhënës në Offenburg, në shtetin e Baden-Wuerttemberg ka thënë se Gjermania është në gatishmëri të lartë pas sulmeve vdekjeprurës të militantëve islamik në Francë dhe Belgjikë.
Të shtunën, policia në qytetin e Essen ka mbyllur një qendër tregtare, pasi shërbimet e sigurisë paralajmëruan për një sulm të mundshëm.