Presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i ka marrë një apel të fortë nga senatori republikan John McCain.
Gjatë një interviste ai i ka bërë thirrje kreut të shtetit që të japë prova mbi pretendimet se paraardhëri i tij Barack Obama, e ka përgjuar.
“Mendoj se presidenti i ka dy zgjedhje: ose të tërheqë akuzën, ose të japë informacionet që i meriton populli amerikan, sepse, nëse presidenti Obama ka shkelur ligjin, kemi të bëjmë me një çështje serioze”, shprehet McCain.
Senatori njihet si një ndër kritikët e shpeshtë të Trumpit.
Komentet ai i bëri në një intervistë për televizionin CNN.
Më herët, Trump ka akuzuar përmes një postimi në Twitter Obamën se po e përgjonte gjatë fushatës, por Obama, përmes zëdhënësit e hodhi poshtë këtë pretendim.
Sipas ligjit amerikan, presidentët nuk mund të urdhërojnë përgjime.
Qeveria federale mund t’i kërkojë gjykatës të autorizojë përgjimet, por duhet të ketë justifikim.