Kompanitë hispanike në garë për murin mes Meksikës dhe SHBA-ve: Paratë nuk kanë as emër e as krah politik

12 Mars 2017, 13:22Bota TEMA

Hispanikët kanë shfaqur interes të veçantë për ndërtimin e murit mes Meksikës dhe SHBA-ve.

Deri më tani nga të gjitha firmat që i janë bashkuar garës për të fituar projektin,  10% e tyre rezultojnë kompani hispanike.

Një prej ndërtuesve që ka kërkuar të ngelet anonim, mësohet se ka thënë për “The Guardian”  se ndërtimi i murit është një projekt idiot.  Ai shprehet se paratë nuk kanë as emër e as krah politik, e mbi të gjitha sigurojnë që rrogat e punëtorëve të paguan.

Ministria e Sigurisë së Brendshme nuk ka dhënë shumë detaje për murin, veçse duhet të jetë 9 metra i lartë dhe prej betoni.

Ky shihet si hapi i parë për të përmbushur premtimin elektoral të Trump, megjithëse sondazhet tregojnë se 62% e amerikanëve dhe 83% e hispanikëve janë kundër murit.

Ata e konsiderojnë murin veçse një shfaqje racizmi, gjithashtu edhe një mënyrë e paefektshme për të siguruar kufirin.

Por, aty ku disa shohin racizëm dhe masë efektive, të tjerë shohin shenjën e dollarit dhe kur bëhet fjalë për një projekt prej 21 miliardë dollarësh, tundimi është tepër i madh, pavarësisht origjinës etnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje