Frika e Greqisë: Po tentohet destabilizimi i Ballkanit

14 Mars 2017, 13:00Bota TEMA

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias mendon se disa forca po tentojnë që të krijojnë destabilizim në Ballkan.

Shqetësimin, ministri grek ia shprehu homologut të tij amerikan Rex Tilerson, ndërsa ai apo zhvillon një vizitë dy ditore në SHBA.

Kreu i diplomacisë greke ka pohuar se Tillerson ka dëgjuar me vëmendje analizën e tij për sigurinë në rajon, cilat forca tashmë po lëvizin dhe me çfarë mënyre.

Por kur i është kërkuar të emërtojë këto forca që po krijojnë destabilizim në Ballkan, Kotzias ka deklaruar në mënyrë lakonike se ato do të qartësohen dhe do të dalin në pah pas analizave të shumta.

Gjithashtu në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke theksohet se Kotzias i ka raportuar palës amerikane nervozizmin e Ankarasë që kërkon ta transferojë atë tek vendet e treta, ndërsa bëhet me dije se janë zhvilluar edhe bisedime për sa i përket projekteve energjetike dhe ato të ndërtimit të linjave të reja hekurudhore në Greqi dhe rajon.

Sipas analistëve nga Shkupi para kësaj vizite, Kotzias shkonte në Uashington për të shprehur pozicionimin konstant të Greqisë për bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE për shkak të çështjes së pazgjidhur ende të emrit, si dhe do të hidhte poshtë platformën shqiptare për të vendosur atë greke në zgjidhjen e ngërçit politik në shtetin fqinj.

Por i pyetur nga gazetarët pas takimit Kotzias është shprehur se nuk është prekur në veçanti çështja e zhvillimeve në Shkup, përveç se kur është bërë analiza për stabilitetin tek fqinjët veriorë të Greqisë dhe ai ka raportuar se çfarë po ndodh atje duke shtuar faktin se Athina po bën përpjekje për të stabilizuar situatën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje