Rëshqitja e dheut në një landfill kolosal mbeturinash i ka marrë jetën të paktën 50 personave.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrethinat e kryeqytetit etiopian Adis Ababa.
Mësohet nga zyrtarët locale se dhjetëra persona të tjerë janë shpallur të humbur, pas rrëshqitjes së mbeturinave.
Policia lokale tha se shumë prej viktimave dhe të humburve janë fëmijë që siguronin jetesën duke kërkuar mes mbeturinave.
Banorët e zonës, njoftojnë se në momentin e incidentit në landfill ndodheshin rreth 150 njerëz.
Rreth saj, shumë shtëpi të sajuara me karton dhe dërrasa u mbuluan nga mali i dheut dhe i mbeturinave.
Zona e landfillit përdoret prej më shumë se 5 dekadash për të hedhur mbeturinat e kryeqytetit.
Shumë njerëz u mblodhën në vendngjarje të dëshpëruar duke pritur lajme për të afërmit e tyre të zhdukur, ndërsa kërkimet mes mbeturinave vazhdojnë.
Pas hedhjes abuzive të plehrave prej dekadash në landfill, për të zgjidhur problemin e qytetit të plehrave, siç njihet tashmë, autoritetet kanë nisur ndërtimin e një centrali energjitik pranë tij, që do të krijojë elektricitet duke djegur mbeturinat.