FOTOT/ 10 mijë armë të sekuestrua në Spanjë të destinuara për terroristët

15 Mars 2017, 14:23Bota TEMA
FOTOT/ 10 mijë armë të sekuestrua në Spanjë të

Policia e Spanjës sekuestroi 10 mijë armë zjarri të cilat mendohet se do t’u shiteshin xhihadistëve.

Vlera e tyre është 10 milionë euro, ndërkohë që disa prej armëve mund të rrëzonin edhe një avion.

Sasia tmerruese e armatimeve përfshinte edhe automatikë ushtarakë, mitraloza të rëndë dhe një shumëllojshmëri pistoletash. Katër meshkuj dhe një femër u arrestuan pas një hetimi të gjatë.

Sipas hetuesve, banda kriminale i kishte blerë ligjërisht armët e çmontuara dhe më pas i montonte ato në një dyqan ilegal shitjesh armësh.

Mediet spanjolle shkruajnë se atentatorët e sulmit ndaj “Charlie Hebdo” kanë përdorur një metodë të ngjashme për të siguruar armët e zjarrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje