Të dhënat operative nga shërbimet e sigurisë në Serbi, njoftojnë se jeta e kryeministrit Aleksandër Vuçic ndodhet në rrezik.
Sipas burimeve të tyre, ato kanë arritur në përfundimin se ndaj shefit të qeverisë është projektuar një sulm.
“Disa shoqata të veteranëve të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë planifikojnë që gjatë vizitës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçic në Sarajevë të shkaktojnë trazira,” tregojnë shërbimet sekrete.
Vuçic udhëton nesër për vizitë në Sarajevë. Mediat serbe shkruajnë se vlerësimet e sigurisë janë tepër shqetësuese.
Më tej, sigurimi serb disponon informacione nga shërbimi në rajon se në Sarajevë mund të ndodhë skenar i ngjashëm me atë të Potoçares, i cili u eksekutua në korrik të vitit 2015.
“Ka indikacione se disa organizata joqeveritare boshnjake dhe shoqata të veteranëve të luftës janë të gatshme të shkaktojnë kaos. Shërbimet e sigurisë në Serbi kanë marrë paralajmërime serioze se këto organizata do të tentojnë të shfrytëzojnë pakënaqësinë e madhe të boshnjakëve për shkak të vendimit të mëhershëm të Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë që të hedhin poshtë kërkesën për rishikim të vendimit kundër Serbisë”, shkruajnë mediat.
Edhe pse vizita karakterizohet e rrezikut të lartë, Vuçic nuk do të heqë dorë.
Ai shprehet optimist për vizitën pavarsisht informacioneve që kanë dalë.
“Kam dëgjuar disa gjëra të çuditshme, por besoj se kjo do të kalojë në mënyrën më të mirë”, pohon Vuçic.
O bole kush do te vras ty more muahahaha
goxha strategji per fushate …
me sa duket ky stil ne serbi eshte oksigjen i paster per vota