Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence reagoi pas pretendimeve të Julian Assange se Hillary Clinton dhe dy zyrtarë të lartë të inteligjencës po punojnë për të zëvendësuar Donald Trumpin me të.
Ai i cilësoi këto zëra si “absurde” dhe “ofenduese”.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej në krah të Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Pence.
Supozimet e themeluesit të “Wikileaks”-it u pasqyruan me shpejtësi në mediet e huaja, së bashku me detajet që ai ofronte në mbështetje të pohimeve të veta.
Ish-Sekretarja e Shtetit dhe pretendentja për presidencën amerikane, sipas Assange e konsideron Pence “të parashikueshëm”, gjë që e bën atë një person i cili mund të mposhtet.