Kreu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka prezantuar një plan buxhetor permes të cilit pritet të zvogëlohen fondet për ndihmat e huaja.
Trump propozoi rritjen me 10 përqind për shpenzimet e mbrojtjes dhe rritje të shpenzimeve për sigurinë kombëtare të SHBA-ve.
Mësohet se Departamenti i Shtetit dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit, janë goditur me reduktimet më të mëdha, përkatësisht 28 përqin dhe 31 përqind.
Ky propozimi vjen pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë ka premtuar se do ta nxjerrë “Amerikën në vend të parë” dhe se do ta bëjë sigurinë e njerëzve “prioritet numër një”.
Ai e emëroi buxhetin prej 3.8 trilionë dollarësh “Amerika e para: Një plan i buxhetit për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”.
Plani i buxhetit i presidentit republikan hyn në fuqi në vitin fiskal 2018, i cili nis më 1 tetor të këtij viti.
Shumë prej propozimeve pritet të përballen me rezistencë nga ligjvënësit amerikanë në Kongres, mbështetja e të cilëve është kyçe, sepse ata votojnë për të autorizuar ndarjen e mjeteve të qeverisë.
Republikanët kanë kritikuar planet e Trumpit për shkurtime të mëdha në ndihmën e huaj dhe në diplomaci./ad