Dy persona të armatosur kanë hyrë në një bankë dhe kanë terrorizuar për nje kohë të gjatë punonjësit dhe klientët që prisnin të merrnin shërbimin përkatës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Duisburg të Gjermanisë.
Policia përmes një ndërhyrje të shpejtë ka bërë të mundur arrestimin e agresorëve.
Aktualisht, policia nuk ka dhëne detaje per numrin e personave që u mbajtën peng brenda bankës.
Efektivët janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Bëhet me dije se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Pengmarrja ndodhi gjatë mëngjesit, kur banka e Duisburgut u sulmua nga persona të armatosur./a.d