Përplasjet BE-Turqi vazhdojnë të jenë të ashpra.
Ankaraja ka kërcënuar se do të dërgojë 15 mijë refugjatë çdo muaj në vendet e unionit dhe se po mendon ta anulojë marrëveshjen e vitit 2016 për kufizimin e fluksit të refugjatëve.
Kjo lëvizje konsiderohet se është përgjigje për mos lejimin e ministrave të Turqisë, që të mbajnë tubime nëpër vendet anëtare të BE-së.
Ministri i brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu, tha Ankaraja mund ta ndëshkojë Brukselin duke e hapur rrugën për mijëra refugjatë për të arritur në BE.
Kriza diplomatike ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian u përshkallëzua pasi Holanda dhe Gjermania nuk i lejuan ministrat e qeverisë së Turqisë të flasin në mitingje në këto vende për të kërkuar votën në referendumin e 16 prillit.
Nëse pranohet nga turqit, Recep Tayyip Erdogan do ketë kompetenca të mëdha si president.