Vidhet laptopi i agjentit. Informacione sekrete mbi kullën “Trump” dhe Clintonin

17 Mars 2017, 21:02Bota TEMA

Një laptop i Shërbimeve Sekrete amerikane, që përmbante planimetrinë e kullës “Trump” mes shumë materialeve të tjera të ndjeshme, duket se është vjedhur nga automjeti i një agjenti në Nju Jork.

Laptopi, i cili ka qenë i mbrojtur nga kode, është rrëmbyer ditën e enjte, sipas asaj që konfirmojnë Shërbimet Sekrete.

Kompjuteri në fjalë ka pasur detaje mbi një hetim penal ndaj ish-kandidates demokrate Hillary Clinton, mbi përdorimin e një “e-mail”-i privat gjatë kohës që ka qenë Sekretare Shteti, sipas “ABC News”.

Policia po tenton të sigurojë kamerat e sigurisë për të identifikuar të dyshuarin. Shërbimet Sekrete kanë publikuar një deklaratë, ku thonë se “një punonjës i tyre ka rënë viktimë e një veprimi kriminal, në të cilin një laptop i Agjencisë është vjedhur”.

Agjencia shtoi se kompjuterat e saj “përmbajnë mjete të shumta sigurie, përfshi edhe kodimin e plotë të diskut, por nuk lejohet që të mbajnë informacione të klasifikuara”, raporton TCH.

Edhe piketat e Shërbimeve Sekrete për presidentin Donald Trump, fushatën e Clintonit dhe Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara janë vjedhur së bashku me laptopin, sipas medieve amerikane. Sipas asaj që raportohet, mjetet janë vjedhur nga një çantë e ndodhur brenda makinës së një agjenti.

Çanta është gjetur, por laptopi ende jo, raportojnë mediet amerikane. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim.

1 komente në “Vidhet laptopi i agjentit. Informacione sekrete mbi kullën “Trump” dhe Clintonin”

  1. Mos e beso po deshe says:

    Nje laptop i perdorur nga nje agjent i sherbimeve sekretekrete te permbaje te dhena kaq te “Rendesishme” te mbahet ne cante ne nje makine?…… Shume e pabesuesheme dhe aq me teper agjenti ka dale nga makina pa e marre me vete kete “Tru Elektronik”.
    E sigurt eshte qe kete laptop se cfare te dhenash te rendesishme permban e dine vetem poseduesi dhe shefi i tij, pra “Vjedhja” ne shtitje e tij eshte bere nga vete poseduesi agjenti i sherbimeve Amerikane dhe tani po e shesin si grabitje.
    Po me planimetrine e kulle se Trump cfare kane dashur, apo do ti benin “Rikonstruksion”, ja pra qe keto gjera te pabesueshme ndodhin rendomte edhe ne Amerike, mos e beso po deshe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje