Donald Trump po pret me padurim të bëjë një vizitë në Kinë dhe të përmirësojë marrëdhëniet mes të dyja shteteve.
Këto janë fjalët që sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson i tha presidentit kinez Xi Jinping.
Tillerson u takua me udhëheqësin kinez në Pekin, në “Hollin e Madh” të popullit, në fund të turneut të tij në lindje të Azisë. Presidenti Xi, në krahun tjetër, tha se ishte i lumtur që kishte parë mjaft progres në takimet e kryediplomatit amerikan.
“Ju thatë se marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të jenë vetëm miqësore dhe unë e vlerësoj këtë”, deklaroi presidenti kinez, i cili shtoi se kishte folur disa herë me Donald Trumpin dhe se të dy presin një epokë të re zhvillimi konstruktiv.
Sekretari amerikan i Shtetit, Tillerson, duke konfirmuar bisedat tha se presidenti Trump i vlerëson shumë këto komunikime.
Por në takim nuk u përmendën çështje problematike, si programi bërthamor i Koresë së Veriut; statusi i Tajvanit, që Kina e konsideron territorin e saj; dhe as militarizimi i ishujve në detin e Kinës Jugore.
Une degjova sot ne autobuz se
TRAMP PO PRET ME PADURIM TE VIZITOJE MBI TE GJITHA …… KAMZEN. DEGJOVA QE ME PAS DO TE VIZITOJE ÇADREN, SHQUPIN, DHE DISA PIKA TE TJERA ME RREZIKSHMERI TE LARTE SHOQERORE. NE FUND MENDOHET QE NE QENDER TE KAMZES TE NGRIHET NJE KULLE NE NDER TE TRUMPIT, POR JO E LYER NE BLU POR ME FLORI.
Keshtu degjova, mbase Jane te verteta.