Blendi Klosi nënshkruan marrëveshjen e fundit si ministër

20 Mars 2017, 13:30Sociale TEMA

Ministria e Mireqenies Sociale dhe Einise, organizoi aktivitetin e nenshkrimit te Paktit Kombetar te Mireqenies Sociale.

Ministri Blendi Klosi deklaroi se pakti do te mundesoje ngritjen e sherbimeve sociale ne te gjitha bashkite e vendit, ku sot ka territore te tera te pambuluara nga sherbimet per njerezit ne nevoje. ”

Sherbimet sociale nuk mund te jene me teme luksi ne Shqiperi”- deklaoi ministri Klosi, i cili renditi te gjitha reformat e bera qe shkojne ne permiresimin e jetes se cdo qytetari, vecanerisht atij qe ka me shume nevoje per ndihmen dhe doren e shtetit.

Nga reforma e pensioneve, ndihmes ekonomike, ajo e aftesise se kufizuar, reforma e sherbimeve sociale, ajo e punesimit, arsimit profesional, jane te gjitha pune te kryera ne funksion te qellimit te perkujdesjes per njerezit ne nevoje.

Ministri Klosi falenderoi stafin e Ministrise se Mireqënies sociale dhe Rinise, per te gjithe perkushtimin per realizimin e  ketyre reformave, duke shprehur bindjen se puna e nisur do te vijoje me te njejtin perkushtim nga ministrja e re Olta Xhacka.

Kryeministri Rama pergezoi punen e bere nga ministri Klosi, duke vene theksin tek ndryshimi radikal i shifrave te ndihmes ekonomike, pensioneve, pagesave te aftesise se kufizuar etj.

Ministrja e re e mireqenies sociale dhe rinise Olta Xhaxhka shprehu angazhimin e plote per te cuar perpara te gjitha nismat qe shkojne ne rritjen e mireqenies se cdo qytetari.

Ne fund te ketij aktiviteti, u nenshkrua permes firmes elektronike Pakti Kombetar i Mireqenies Sociale nga ministri ne detyre Klosi, dhe kryetaret e bashkive ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje