George E. Bria, një nga reporterët më të njohur të “Associated Press,” është ndarë nga jeta në SHBA, në moshën 101 vjeçare.
Bria ishte correspondent i “Associated Press” në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Kronikat, fotografitë dhe filmimet e tij, janë dëshmi e çasteve kyçe të historisë së asaj periudhe.
Ai ishte dëshmitar i vdekjes së Musolinit, firmosjes së dorëzimit të Gjermanisë në fund të L2B, si edhe correspondent i gjyqit të Nurembergut për krime lufte.
Pas luftës, ai shërbeu për një kohë të gjatë si correspondent i “Associated Press” në OKB.