Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm kur ndeshen me persona që i prezantohen si punonjës të institucionit që ai drejton.
Lame sygjeron që përpara se ti futin në banesë, duhet t’i verifikohet paraprakisht dokumenti i identifikimit.
“Mos ju zini besë personave që ju paraqiten në shtëpitë tuaja pa qenë të pajisur me dokumentin përkatës të identifikimit dhe të punonjësit të ALUIZNI-t. Mos ju hapni derën personave që ju vijnë pa këtë dokument të varur në qafë,” u shpreh Lame.
Më tej ai i përgjigjet edhe shqetësimit të disa qytetarëve të cilët kanë shprehur nevojë për legalizimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesi.
“Qytetarët kanë vetëm dy detyrime. E para me durim të plotësojnë dokumentat kur ju kërkohet nga punonjësit tanë. E dyta të vijnë të trokasin dhe të thonë: Shiko, është edhe ky pallat! Sepse jo të gjitha janë të deklaruara. Nëse mund të shtoja dhe një gjë të tretë t’u bëjnë presion ndërtuesve t’i thonë shko dhe apliko dhe ndiq procedurat që kërkon drejtoria përkatëse,” deklaroi Artan Lame.
Mësohet se deri në fund të muajit mars, ALUZINI kap shifrën e 120 000 legalizimeve të kryera në rang vendi./ad
Ju jeni qe te gjithe, pa perjashtim, me dokumenta apo pa dokumenta identifikimi, banda mafiozesh e hajdutesh te vazhdimesise se pushteteve te korruptuara te Sali Berishes, Fatos Nanos, Ilir Metes e Edi Rames!