Në Pakistan ka nisur shërbimi i taksive në ngjyrë rozë, të cilat kanë shofere femra dhe do të përdoren vetëm nga klientet femra.
Projekti është përqafuar nga qyteti i Karaçit, më i populluari në vend me rreth 20 milionë banorë.
Qëllimi i këtij shërbimi është që të ulet numri i ngacmimeve dhe sulmeve ndaj grave.
Automjetet me ngjyrë rozë, mund të dallohen shpejt në trafik.
Gratë në Karaçi do të kenë mundësi që përmes një aplikacioni, duke e ndaluar në rrugë, ose përmes një mesazhi të mund të gjejnë një taksi rozë.