Një video, e cila tregon momentin e sulmit terrorist që tronditi Londrën të mërkurën, është bërë publike.
Në të tregohen momentet e para, kur agresori hyn me makinë midis kalimtarëve në Ëestimnster Bridge, pak përpara se të përplasej me një nga bordurat.
Gjatë kësaj kohe, shihet edhe një grua, e cila hidhet në lumen Tamiz për t’i shpëtuar sulmit.
Pas përlasjes, agresori ka lënë makinën dhe ka nxituar drejt ndërtesës së parlamentit, i armatosur me një thikë, ku ka vrarë edhe një oficer policie.
Pas kësaj, ai është eleminuar nga policia britanike.
Pesë persona mbetën të vdekur dhe 40 të tjerë plagosur në Londër, pas një sulmi terrorist, i cilësuar si më i rëndi që nga viti 2005.