VIDEO / Parku Olimpik i Tiranës gati për t’u hapur, ja si duket brenda

23 Mars 2017, 09:58Sociale TEMA
VIDEO / Parku Olimpik i Tiranës gati për t’u hapur, ja si duket

Ish-kompleksi sportiv “Dinamo” është rivitalizuar duke u transformuar në një  kompleks modern që mbledhë bashkë të gjitha strukturat zinxhirë të sportit, federatat, peshëngritjen, mundjen, atletikën si dhe lojërat me dorë.

Punimet për ngritjen e strukturës unikale kanë përfunduar dhe mungojnë vetëm disa detaje që qendra moderne olimpike të hapë dyert për sportistët më elitarë të vendit.

Kompleksi është konceptuar në dy godina gjigante dhe moderne që përfshijnë të gjitha federatat olimpike, palestrat përkatëse për stërvitje dhe sallën e madhe të lojërave me dorë ku do të organizohen eventet kombëtare të basketbollit dhe volejbollit kryesisht. Salla e lojërave me dorë ka një kapacitet prej 1200 vendesh dhe në të do të zhvillojnë fazën përgatitore dhe stërvitjen ekipet kombëtare të lojërave me dorë. Një godinë moderne dhe e konceptuar për të siguruar sa më shumë komoditet për sportistët por edhe tifozët.

Tashmë janë vendosur edhe koshat dhe rrjeta e volejbollit dhe pjesa e fasadës në hyrje dhe asaj jashtë. Godina tjetër po ashtu është drejt përfundimit dhe aty për herë të parë, sportistët e mundjes, peshëngritjes dhe gjithë federatave olimpike do të kenë mundësinë të stërviten në kushte komode.

2 komente në “VIDEO / Parku Olimpik i Tiranës gati për t’u hapur, ja si duket brenda”

  1. arditi says:

    RRESPEKTE ERJON VELIA , jeni kryebashkiaku qe per nje vit e gjysem , ke ber pun me shum se te ter kryebashkiaket e TIRANES per 25 vjet demokraci , je i pa par , esht fat qe te kemi ne SHQIPTARET , uroj qe kryesin e PSse ta merni ju ne te ardhmen , se vendi ka nevoj per njerez te mrekullushem te edukuar dhe atdhedashes e krijus si puna jote ERJON VELIA , ndihem me fat qe te votoj , ne 25 vjet demokraci esht e vetmja vot qe ka mar hakun e vet dhe ndjehem i lumtur per zgjedhjen time , edhe 100 vjet te kem mundesi vetem per ty do te votoj , leri plerat llumin gazetar te perveçem analist e pervers te ndryshem kafsh qe shohin vetem xhepin e tyre , qe kerkojn te ulin punen tende , ata mos i degjo , degjo zemrat e qytetarve te TIRANES te atyre qytetar qe e duan atdheun TIRANEN dhe shtetin , rrespekt nga zemra ERJON VELIA kompleks shum i bukur .

  2. Fuck it says:

    Wow. Pa fjale. Cfare ndryshimesh vetem ne nje 4 vjecar. Bravo Veliaj Bravo Rama. Mbani mend si ishte Tirana ne kohen e Lulit. Rumpalle kioska qoftesh pisllek plera ncinte komplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje