Një ngjarje e rëndë e shënuar mbrëmjen e së premtes në Alatri, Itali, i mori jetën një 21-vjeçari italian.
Emanuele Morganti u plagos rënë me hekur në kokë dhe ndërroi jetë 36 orë pas ngjarjes në spital. Fillimisht, mediat italiane raportuan se autori i plagosjes që i solli vdekjen të riut ishte një shqiptar.
Ai u konfliktua në një lokal nate me një person që i ngacmoi të dashurën, ndërsa më pas këtij të fundit i erdhën në ndihmë edhe shokët, që e masakruan të riun duke i thyer kafkën.
Por ndryshe nga sa u raportua fillimisht, autori i ngjarjes nuk është shqiptar. Kështu shprehet e fejuara e 21 vjeçarit Emanuele Morganti. Ketty thotë se pengu i jetës së saj do të jetë fakti që nuk mundi të bënte asgjë.
“Ai thjesht po argëtohej me miqtë dhe të dashurën e tij.
Nuk i kishte bërë gjë askujt. Ai që e qëlloi në kokë me një hekur, ai që i mori jetën, ishte një italian”, ka thënë vajza.
Pas marrjes në pyetje të të pranishmëve në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin edhe një grup shqiptarësh si dhe djaloshi shqiptar që është konfliktuar me viktimën, një kthesë është shënuar në hetimet e këtij rasti.
Mediat italiane shkruajnë se rrethi është ngushtuar në 9 të rinj italianë, të cilët janë marrë në pyetje dhe janë lënë të lirë deri në përfundim të hetimeve. (TemA TV)
e dhente Zoti nuk do jene shqiptare as te natyralizuar…20 vjet me pare goditen Katrin e Rades vetem se vinin nga brigjet shqiptare..se po te vinin nga Afro/ Middle east do trajtoheshin me lule etj etj..kjo jo se na urejne ne advance por me “bemat” e cuditshme i kemi bere vet dem imazhit te pamerituar per Kombin Tone…
Po dhe ti ama e urreke shume gjuhen shqipe perderisa po e shkruan kaq shemtuar. Po ku ke degjuar ti atje ne fund te SHBA-ve ku ndodhesh per shqiptare te natyralizuar ne Itali more!
Sa here kryhen krime ne Itali e Greqi lajmi I pare I bujshem nga mediat perkatese do jete se krimi u be nga nje shqiptar.
Kjo politike diskriminuese duhet te marre fund.
Edhe shteti jone duhet ta kryeje me mire rolin e tij ne mbrojtje te bashkombesave dhe dinjitetit kombetar.
Para shume vitesh kam qene ne Greqi dhe ne lajmet e televizioneve greke, te atyre diteve qe ndodhesha atje, po jepej direkt nje lajm se si nje hajdut shtepish po ngjitej ne katin e dyte te nje shtepie, sepse kati i pare ishte me kangjella. Komshiu i katit te pare e kishte pare dhe ne momentin qe ai po ngjitej kishte merre nje litar dhe i kishte lidhur kembet pas kangjellave te ballkonit te tija dhe hajduti kishte ngelur ne pozicion qesharak qe as nuk ngjitej dot por as nuk zbriste dot sepse nuk e linte litari. Gazetarja e nje tv grek qe po ndiqte ngjarjen live menjehere sapo shkoi ne vendngjarje dhe po filmonin hajdutin u shpreh se ” patjeter ky qe po shihni duhet te jete shqiptar, mgjs do pyesim dhe pastaj do ju rithemi si eshte e verteta”, pasi pyeti dhe kur i thane se nuk eshte shqiptar por grek, gazetarja duke folur direkt dukej gati e zhgenjyer qe nuk i kishte dale parashikimi. Nuk besoj se ka nevoje per koment!