Norvegjia, vendi më i lumtur në botë? Ne jetojmë mirë, por jetën e shijojnë grekët...

28 Mars 2017, 11:44Politika TEMA
Norvegjia, vendi më i lumtur në botë? Ne jetojmë mirë,

Nga Daniel Simonsen

Eshtë gjithnjë e çuditshme të jetosh në një vend që listohet se është një nga më të mirët.

Kur gjithçka shihet nga jashtë, kjo mund të të bëjë të dukesh njeri i mbyllur.

Ti ke gjithçka mirë dhe rri e mendon se çfarë po bën Ryan Gosling pikërisht tani.

Njerëzit në Siri nuk shqetësohen për këto gjëra, për ta lumturia është diçka e thjeshtë sa paqja.

Por nëse jeton në Norvegjinë e vogël e të sigurtë, ke plot e plot kohë për të imagjinuar se çfarë bëjnë personazhet me të cilët nuk të lidh asgjë. Jam i sigurtë se edhe ata nga ana e tyre, kanë plot gjëra në kokë për t’u shqetësuar.

Do të thoja se Skandinavia është në përgjithësi një vend shumë i mirë për të jetuar. Pothuajse të gjitha vendet skandinave janë listuar në treshen e parë në raportin botëror të Lumturisë, këtë vit.

Suedia ishte përjashtimi: suedezët nuk janë të lumtur mjaftueshëm, kështu që u renditën në numrin nëntë. Por ata pa diskutim kanë gjithçka për të fituar titullin, kështu që ne presim që fqinjët ta rrisin nivelin e lojës vitin e ardhshëm.

Unë mendoj se këtë vit,  Zlatan Ibrahimoviç ka kontribuar në listim duke u llogaritur sa gjysma e lumturisë së Suedisë. Ai është një person që mua më duket mjaft i kënaqur dhe këshilloj suedezët që të ndjekin shembullin e  tij.

Për mua, arsyeja që Norvegjia doli fitimtare është pa dyshim standardi i jetesës. Pjesa më e madhe e njerëzve fitojnë mirë dhe jetojnë në shtëpi të ngrohta e të rehatshme që kanë shërbime Netflix dhe HBO.

Norvegjezët performojnë mirë kur vjen puna tek rehati, ne blejmë shfaqjet tona të preferuara apo lexojmë libra tërheqës. Jo tamam, një ekzistencë më-e madhe-se jeta, si ajo që duket se kanë yjet e Hollivudit apo rreperët, por unë mendoj se këto moment të vogla luajnë rolin e tyre.

Ne na pëlqen të jemi të rehatuar dhe të kalojmë shumë kohë të jetës duke ndjenjur në kolltuk.

Çdo gjë është e shëndetshme, gjithashtu: ushqimi është organik, uji është i pastër, madje edhe ajri ndjehet më i shëndetëshëm.

Gjithë ditën ne marrim oksigjen të freskët, që na vjen nga malet tona të bukura dhe na bën 10 vjet më të rinj.

Por unë kam dyshime se ne jemi populli më i lumtur në botë.

Për mua, grekët, amerikanët dhe latinët gjithnjë më duken më të lumtur se vetja.

Ata duken më të lirë, më të shkujdesur, më në gjendje për të qenë vetvetja, sikur të jenë më në jetë.

Norvegjezët janë shpesh pak nervozë dhe jo socialë, në një farë mënyrë, ndoshta pak të shtypur.

Thuhet se ankthi social mund të jetë rezultat i motit dhe kjo duket se ka kuptim: është ftohtë dhe bie shumë shi, kështu që ka vetëm pak muaj në vit kur ne mund të dalim rregullisht jashtë mes njerëzve.

Pjesën tjetër të vitit ne qëndrojmë brenda si arinj në gjumë letargjik – dhe kur, papritur, vjen pranvera dhe na duhet të dalim jashtë, kjo mund të jetë dhimbshëm e vështirë.

Ne nuk kemi të njëjtin trajnim social si, le të themi, grekët, që shijojnë të shohin njëri-tjetrin në sy ndërsa këndojnë këngë dashurie – apo kubanezët ideja e të cilëve për argëtimin është kërcimi.

Pjesa e shtypur tek ne vjen nga një mekanizëm social që ne e quajmë ligji Jante.

Praktikisht do të thotë se nuk duhet të besosh se ti je ndokush special, apo të jesh shumë i lumtur për atë që je.

Është gati një ligj i panevojshëm dhe në shumë drejtime, çalaman ashtu si edhe emri që mban.

Por përjashtimi nga rregulli është kur je i dehur: atëherë ti i lejon vetes të marrësh më shumë hapësirë, kështu që njerëzit pothuajse shkojnë dëm gjatë fundjavave.

Kjo është arsyeja përse norvegjezët janë shumë argëtues kur dalin për të pirë, pasi ka shumë energji brenda tyre që pret të dalë jashtë.

I njëjti person i sjellshëm që ecën me maja të gishtave nëpër rrugë gjatë javës të shtunave, mund të shihet duke kërcyer i vetëm me një turmë të madhe përreth tij.

Dhe po, ai jep një shfaqje të madhe.

Për të qenë i sinqertë, nuk jam i sigurtë nëse ndokush është vërtet i lumtur. Njerëzit më pyesin nëse mendoj se danezët janë të mërzitur pasi ne tani  mbajmë vendin e parë për lumturi: unë mendoj se ata janë më shumë të lehtësuar.

Duhet të jetë e lodhshme të të duhet gjithë kohës të jesh personi më i lumtur në dhomë. Të paktën, ata tani nuk duhet të shtiren nën presionin se duhet të buzëqeshin sa më shumë gjatë darkave apo pritjeve.

Po a jam unë një njeri i lumtur? Në asnjë mënyrë, unë nuk duroj dot as fytyrën time.

Që është një sjellje tepër e përulur dhe shumë norvegjeze nga ana ime.

*The Guardian

16 komente në “Norvegjia, vendi më i lumtur në botë? Ne jetojmë mirë, por jetën e shijojnë grekët…”

    1. Adriatik says:

      Vendi me i lumtur ne bote eshte vendi i hoxhallareve dhe trafikanteve te kanabisit she qenieve njerezore. Ku njerezit kane koken me cepa po jane dhe rrace ariane. E gjeni dot vendin?

  1. alb sapun says:

    Dikur behej jeta ne Greqi tani nuk jetohet me po marin rruget greket me keq se Alvanosat

  2. Bazarhesap says:

    Keta Norvegjezet se paskan marvesh qe populli legen greko-ortodhjaks,presin gjithe diten me tas ne dore para kishes per nje luge supe dhe nje kothere buke!!!

  3. Fallo Madhi says:

    Greket qe kane -hane,ata qe skane shikojne havane.
    Varu qillot gabeleve grek por po na ngordhin per buke dhe pseudogreket qe llapin cdo dite tek tema.sa te kene gopin e gruas do e hane dhe ata nje kothere.

  4. enter"" says:

    Aahahahaahah, le te plasin tani kerrmat shqipfolese

    Po ku ka si GREQIA , toka e bekuar nga Perendia!!!

    1. Angelo says:

      Ndaj zotrote jeton ne Shqiperi e flet shqip, ha shqip. Trap thote ne Greqi behet qejf dhe jo greket bejne qejf. Greket punojne, zezakeri dmth

  5. aldo says:

    Vetem tfgs1 ben jete ne Greqi prane priftit ..

  6. A_B says:

    Grekët janë rracë arixhiu njësoj si amerkanolatinët dhe tironcit tane, tal la va, muzike klarinete Raki Tequila dhe Metaksaja

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Te marrë si puna e ketij trimit qe ka shkruar kete idiotizmen, ka edhe ne Norvegji, nuk eshte ndonje çudi.

  8. A.R says:

    Boll me urrejtje, norvegjezet nuk jane idiote!
    Nese qellimi i jetes njerezore nga lindja deri ne vdekje eshte paraja dhe te mirat materiale, atehere norvegjezet jane te paret ne liste dhe greket nga te fundit. Por nese eshte diçka tjeter qe s’rrotullohet me doemos rreth parase, atehere norvegjezet nuk jane me te lumturit.
    Njerez, mos u besoni statistikave, mos u besoni qeveritareve, bankiereve e sherbetoreve te tyre qe gatuajne çorba numrash; numrat nuk mund te perfaqesojne jeten ne asnje menyre!
    Qejfi behet edhe me pak, kur ate pak e çmon dhe e ndan me te tjeret. Kush e shterngon fort pa e leshuar, eshte humbesi me i madh.

    Sa per vendet nordike… duke jetuar ne njerin prej tyre tashme prej gati kater vitesh, mund t’ju them se jane nga njerezit me te trishtuar. Tentojne ta thyejne depresionin me alkohol, cigare, droge e qejfe femijerore, por realiteti ketu eshte tejet i hidhur. Qe ne moshen 10-11 vjeç fillohet konsumi ekstrem i alkoholit, konsum qe vazhdon me nota po ekstreme deri ne vdekje. ne nje kohe kur greku, turku, italiani, portugezi, pine ne menyre te moderuar duke e shijuar ate pak qe kane.
    Mos harroni kurre ate fjalen e moçme: “ESHTE ME MIRE TE DISH APO TE KESH?”! Ketu ku jam une kane por nuk dine… Keshtuqe ne fund i thone lamtumire jetes me miliona korona ne llogari bankare, pa i shijuar. Ua lene trashegim femijeve qe si para te pa djersitura qe jane, i pine alkohol e droge. Nderkohe qe tjeterkund… ate pak qe kane e shijojne.

    Me respekt,
    Andrea Radi

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Or zoteri, ti a e kupton qe bie ne kundershtim me vehten tende? E fillon me “norvegjezet nuk jane idiote”, pastaj i gjithe posti jot i metejeshem verteton qe nuk mund te jene vecse idiote, perderisa nuk dine ta shijojne ate qe kane.

    2. Nesti says:

      Ik o vk injorant debil shkruan 1 ore e sdin te lidhesh dy fjali

  9. Pellazgos says:

    Eshte pune inferioteti per ju me shumice islamike,ske cfare ti besh.
    Te ndrosh Fene,Emrat,Besen,Identitetin nga Orthodoks per 1135 vjet Bizant dhe te behesh myslimane eshte turp,tradheti,mohim i gjakut tend.
    Me e keqja eshte qe per keto beni me faj akoma e kesaj dite Arvanitasit qe nuk ndruan Besen,Identitetin,Dashurine per te paret tane.
    Injoranca eshte armiku me i madh i njeriut.
    Sa per Greqine dhe Greket kane perwindjen me te vogel nga te gjitha shtetet per vetevrasje edhe ne kohe krize.
    Kete raport e dha para 6 muajsh agjencia qe mban rrkordet per vendet e zhvilluara,kurse per Albanistanin eshye e kote te merresh me ye,eshte humbje kohe.

  10. Nordiku says:

    Lumturia duket kur njerezit e mbajnë kokën lart si Skandinavët e jo si Shqiptarët e grekët të cilët i ka mbytur trishtimi! Statistikat janë pak subjektive , por vendi më i mirë dhe i begatë skandinav është Suedia ! Shumë suedezë të cilët punonin më parë në Norvegji po kthehen tani në Suedi . Në suedi 20% e popullsisë janë me origjinë të huaj , dhe sigurisht një pjesë e tyre nuk janë të integruar sepse ata nuk janë as në vendin e tyre të tillë. me perjashtim të emigrantëve të vjeter finlandezë , atyre të pas luftrave ballkanike dhe një pjese e aziatikëve të cilët janë pershtatur në tregun e punës dhe stilit të jetës këtu, pjesa tjeter e cila vjen nga Lindja e mesme , Somalia e Afrika veriore përballen me vështirësi, sepse pengohen nga injoranca dhe ndikimi fetar i tyre i cili sjell dhe kriminalitetin. Ndoshta kjo është ajo pjesë e cila e rreshton Suedinë në vendin e nëntë , si vendin më të lumtur në Botë.
    Norvegjia është shtet i begatë por shumë i shtrenjtë . Suedezët kanë hapur qendra të mëdha tregëtare në disa pika në kufi me Norvegji , duke ju mun¨desuar norvegjezëve të udhëtojne e të blejnë mallra ushqimore e të tjera. Norvegjia është shtet i fuqishëm ekonomikisht i cili akumulon vlera monetare rezervë më shumë se Suedia, por në Suedi shpërndarja ëhstë më e madhe në popull e sidomos në të ardhurat indirekte. vërtete skandinavët e pelqejnë alkolin por droga nuk është dukuri e tyre sic shkruan një komentues. Kjo e fundit është më shumë fenomen i brezave të rinj emigrante të cilaet i permenda më lart! Të jetosh këtu dhe të dish ta ndertosh jeten është fat i madh sepse siguria ekonomike, shendetesore , aresimore etj sjellin dhe lumturinë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje