Flet vëllai i deputetit Gjovalin Kadeli: Ja e vërteta e sëmundjes së “rëndë” të tij

30 Mars 2017, 21:23Politika TEMA

Vëllai i deputetit të LSI-së, Gjovalin Kadelit, Gjergj Kadeli ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij.

Ai shkruan se vëllai i tij është sëmurë, por jo në gjendje kritike sikurse është raportuar.

Vëllai i Kadelit thotë se dyshon se janë përhapur informacione dashakeqëse për gjendjen e rënduar të vëllait të tij.

Mesazhi i tij

Të dashur miq, të afërm dhe dashamirës të familjes tonë. Lidhur me lajmin që është publikuar në media dhe portale të ndryshme për shëndetin e vëllait tonë Gjovalinit dua t’ju informoj: Vërtet ai ka një problem me shëndetin e tij por jo në gjendje kritike ashtu siç është publikuar në media apo nga disa “miq” tanët që në rastin më të mirë dua të besoj se nuk kanë patur informacionin e duhur dhe asnjëherë nuk besoj që e kanë bërë për ndonjë qëllim tjetër!

Dua të informoj të gjithë miqtë dhe dashamirësit tanë që gjendja e tij është në përmirësim. Dua të falënderoj nga zemra ata qindra mijëra të interesuar që më telefonatat apo mesazhet e tyre kanë qenë pranë Gjovalinit dhe familjes tonë gjatë kësaj kohe. Gjithashtu dua t’ju uroj shëndet të plotë Ju dhe familjeve tuaja. Dhe gjithashtu doja të thosha diçka në lidhje me disa komente në portale të ndryshme. Ne jemi koshient që në këtë jetë nuk mund t’ju pëlqejmë të gjithëve.

Gjithsesi nuk dua të zgjatem më shumë për këtë pjese por unë dhe familja jonë kemi një urim edhe për ata “njerëz”. Urojmë nga zemra shëndet të plotë fëmijëve të tyre, dhe i sigurojmë që nga familja jonë, fëmijët e tyre nuk kanë për të lexuar kurrë komente të ngjashme me ata që po lexojnë fëmijët tonë.

Ju faleminderit.

Gjergji

4 komente në “Flet vëllai i deputetit Gjovalin Kadeli: Ja e vërteta e sëmundjes së “rëndë” të tij”

  1. Drejtësia says:

    O sa mir bëre me sqarimin se ishim shum në merak mor burr se ai i duhet dhe vëndit.

  2. Eva says:

    Gjergji, jam nje e panjohur per ju, megjithate i uroj sherim te shpejte vellait tuaj dhe shendet e mbaresi per gjithe familjen tuaj. Mos bini pre e komenteve te disa shqiptareve dembele , qe merren gjithe diten me shpifje dhe jo me pune. Shendeti eshte kryesori, per dembelet dhe llafezanet beni veshin e shurdher , se jane fare pa rendesi para jetes dhe shendeti! Gjithe te mirat!

  3. Leon says:

    Po atehere perse eshte shoqeruar me avionin sanitar ne itali?’apo ata dashakeqesit qe e kane ndihmuar duhej ta linin te vdiste ne shqiperi?

  4. marjola says:

    I uroj sherim sa me te shpejte dhe bashkim me familjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje