Ambasadori Karpushin flet për ndërhyrjen e hakerave rusë në zgjedhjet në Shqipëri...!

31 Mars 2017, 23:00Politika TEMA

Ambasadori rus në Tiranë Alexander Karpushin i ka quajtur qesharaket deklaratat për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet në Shqipëri. Në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Karpushin tha se nuk ka asnjë të vërtetë në këto aludime.

“Është qesharake pretendimi që hakerat rus po mundohen të ndërhyjnë në zgjedhjet shqiptare. Nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me këtë”, deklaroi ai.

Karpushin shtoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë janë shumë normale dhe miqësore. “Marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë janë të lidhura nga tradita e periudhës jo të largët historike.

Rusia gjeti një mundësi pas luftës dhe i dha popullit vëlla shqiptar, një mbështetje të madhe. Këto fakte nuk janë harruar. Vlerësimin e gjendjes së tanishme do ta cilësoja si marrëdhënie optimiste të kujdesshme”, theksoi Karpushin.

2 komente në “Ambasadori Karpushin flet për ndërhyrjen e hakerave rusë në zgjedhjet në Shqipëri…!”

  1. krysho ludovik says:

    ne do ti ndikojme zgjedhjet tha rusi
    qe te fitoje hillaria ne shqiperi qe mos merzitet pa pushtet
    keshtu gezohet edhe beduin rama, edhe sorrosi, edhe gjithe arapet qe shqyen trastat me leke per hillari, keshtu tha do vije sh.b.a. ne shqiperi (sh.b.a. = shtetet e bashkuara arabe)
    statujen e keni tani jepini edhe kolltukun

    1. pjeter says:

      E kush paska thene qe po nderhyhet ne permjet hakerave?nuk eshte cudi fare more krysho ludovik per interesin rus ne ballkan, ata duan nje qeverri alabakesh qe te mos kete forcen te hape gojen, sepse ja dine te gjitha te palarat qe ka, qe te mos bejne ze asnjehere kur ndikimi te jete akoma me i vendosur ne vendet sllave, kjo eshte mese e realizushme dhe me nje kosto gati te pavlere per xhepat e vartesve te Karpushinit, mjafton Salushi ne krye dhe loja eshte e bere, sa per hakerat ruse, keta qe flasin sot jane shume mbrapa,ruset kane magazinuar aq te dhena ne vitet e kaluara, sa qe jane te mjaftushme qe te bejne gjemen ne cdo qeverri te evropes, jo ne shqiperi qe as nuk e diskutojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje