Pas futbollistit të kombëtares, Andi Lila, që ka kërkuar ndjesë në Greqi, imami i xhamisë së Kavajës Ahmed Kalaja, protagonist në video, i drejtohet me falje të gjithë besimtarëve dhe komuniteteve fetare.
Ai thotë se gjithçka ndodhi në një moment shakaje, dhe pohon se as predikuesit e besimit nuk shpëtojnë dot nga gabimet njerëzore.
“Ai ishte një gabim njerëzor, njerëz jemi dhe gabojmë. Dhe dimë të kërkojmë ndjesë, themi gabuam dhe kërkojmë ndjesë.
Në Kuran, ndjesa është akti me i lartë drejtuar Zotit pas pendimit të një gabimi, ndaj imam Ahmed Kalaja kërkon falje ndaj çdo besimtari dhe komuniteti fetar që është prekur në videon e publikuar në rrjetet sociale ku bashkë me futbollistin e kombëtares Andi Lila ironizojnë priftërinjtë dhe ritet e besimit ortodoks.
Është një ndjesë shumë e ndjerë dhe jo një ndjesë për sy e faqe. Unë e ndjej që ka qenë diçka që nuk duhet të kishte ndodhur por ja që ndodhi.
Për të qetësuar ujërat e trazuara të toleancës fetare për të cilën promovohet vendi ynë, hoxhë Kalaja tha që edhe besimtarët apo njerëzit që predikojnë besimin gabojnë.
Hoxha apo imami është njeri në fund të fundit edhe gabon dhe burrëria është që njeriu thotë gabova: Kërkoj ndjesë, kërkoj falje!”, thotë Ahmed Kalaja për Ora News.
I pyetur për reagimet institucionale, Kalaja tha: “Është shumë normale, Komuniteti Mysliman Shqiptar është shumë i ndjeshëm në këto tematika, po ashtu dhe kultet janë të ndjeshme në këto tematika”.
Kalaja thotë se ka biseduar me futbollistin Andi Lila dhe se e përgëzon për hapin e hedhur nga ai ku ka kërkuar falje edhe në Greqi, në prani të priftit Maskim.
“Unë kam mbetur i shokuar nga sjelljet e shqiptarëve dhe kam mbetur i mahnitur me sjelljen e Mitropolitit të Janinës“, përfundoi Kalaja.
ik more felliqesire arabe
Jo ore felliqesire Arabe, nuk e keni ndier fajin, por u detyrove nga Presioni i Komuniteteve dhe i Shtetit qe te kerkoje falje. Ai qe bere nuk ishte nje shaka e castit, por dicka e paramenduar.
A do me falni Ju nqs beje nje Shaka me Mahmutin tuaj, dhe pastaj kerkoj ndjes !!!!
Ju talebanet e xhamive duheni shporrur ne Anadoll ku e keni vendin
Edhe nje kombetare qe kishim e dhjete.
Tani eshte vone si te kerkosh falje si te mos kerkosh démi u be. Tani kemi kombetare arabe nuk kemi me kombetare shqiptare.
Mire beni qe kerkoni falje,por nqs nuk reflektoni qe feja eshte nje bindje personale dhe si e tille duhet respektuar per cilindo qe beson ,do te perfundoni pastaj si ata kosovaret qe kishin bindje qe po te hidhnin ne ere nje ure ,do shkonin ne parajse(bindje e justifikuar vetem per skizofrenet qe hizolohen ne spitale)
korrak i keq….